Gjin Gazulli –Astronom dhe diplomat i shek.XV

 

 

Për jetën e Gjin Gazullit ka të dhëna të ndryshme që datojnë kryesisht nga koha kur jetoi ai.Mirëpo ,edhe më vonë është ndeshur ndonjë punim për Gazullin.Nëse shihen me kujdes të gjitha punimet dhe burimet që kanë të bëjnë me të,atëherë nuk është vështirë të përcaktohen drejt emri,vendlindja dhe origjina e tij.Anëtarët e familjes Gazulli në dokumente Raguziane I ndeshim si Gazulus,Gasolo,Gazola,ndërsa në dy komuntete të shkruara në alfabetin cirilik mbiemrin e tyre e ndeshim në formën Gazulli.Konstantin Jireçeku,ballkanolog I njohur,pohon se familja Gazulli ka ardhur në Raguzë nga Shqipëria veriore.Mendohet se familja e Gjin Gazulli ka lidhje me Raguzën që nga shekulli i X IV Përkatësia etnike e Gjin Gazullit dëshmohet edhe gjatë promovimit të tij Doktor shkence në Universitetin e Padovës ku ai przentohet si Gini Gaxulli de Albania .Për shkollimin e Gjin Gazullit u kujdes xhaxhai I tij .Mësimet e para I bëri në Raguzë (Dubrovniku i sotëm).Studimet I përfundoi në Padovë ,.Aty doktoroi në vitin 1430 në lëminë e astronomisë.

Në bibliotekën e Vatikanit ruhet dorëshkrimi I shek .XV I titulluar Palatimus 1375.Në të përmendet puna e Gjin Gazullit.Gjin Gazulli u shqua edhe në lëminë e diplomacisë.Ishte ambassador I Raguzës në Francë dhe Itali.

Me shume…