SHME “GJIN GAZULI”
KËSHILLI I SHKOLLËS
PRISHTINË
Më, 15.02.2012

Komunikatë për media

Këshilli i Shkollës “Gjin Gazulli” Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur më 15 shkurt 2012, shqyrtoi shkrimet e publikuara në të përditshmet “Lajm” dhe “Koha Ditore” lidhur me Sigurimin e nxënësve që paguajnë prindërit e nxënësve të kësaj shkolle.
Këshilli i shkollës pasi u njoftua nga drejtoresha e shkollës me tërë procedurat e deritanishme lidhurt me këtë çështje, konsultoi:

  • Ligjin e Arsimit Parauniversitar,
  • Vendimin e Këshillit të Prindërve për të mbuluar kompenzimin e sigurimit të objektit nga kompania e përzgjedhur Sh.p.k. “Bodygard” me çrast edhe caktuan nivelin e pagesës prej 3 € për një gjysëmvjetor, përkatësisht 6 € për një vit shkollor,
  • Miratimin e Vendimit të Këshillit të Prindërve që e bëri Këshilli i Shkollës në fillim të këtij viti shkollor,
  • Miratimin gojor të drejtorëve të shkollave të Prishinës në nivel të DKA- së, në vitin e kaluar shkollor.

Në bazë të të gjitha fakteve, Këshilli i Shkollës e përkrah edhe më tutje Vendimin në fuqi edhe për këtë vit shkollor, deri sa të mos caktohet sigurimi i objektit shkollor  dhe nxënësve nga organet qeveritare.
Këshilli i Shkollës gjithashtu fton të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të njoftojnë drejt opinionin dhe jemi të gatshëm që të marrim pjesë edhe në emisionet e juaja për këtë dhe çështje tjera lidhur me mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor të kësaj shkolle.

Sinqerisht,

MSc. Ramadan Beqiri, kryetar i Këshillit të Shkollës, 044 201 362, ramadan_beqiri@yahoo.com , www.gjingazulli.org