Klubet e bashkëmoshatarëve në shkolla janë grupe të nxënësve që veprojnë në kuadër të këshillit të nxënësve të shkollës, mbajnë pergjegjësinë dhe të drejtën e funksionimit në kuadër të shkollës për mësim jo formal dhe promovim të sjelljeve të shëndosha. Idea për të punuar në shkolla është që të influencojë një bashkëpunim të mirë mes prindërve, mësuesve dhe këshillit të shkollës në çështjet edukative shëndetësore. Anëtarët e klubeve të bashkëmoshatarëvë do të jenë nxënësit të cilët kanë ndjekur aktivitetet e Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë, trajnerët të cilët janë të familjarizuar me konceptin e edukimit bashkëmoshatarë dhe kanë njohuri të mira në edukim shëndetësor si HIV/AIDS, Infeskionet Seksualisht të Transmetueshme dhe Kontracepcioni. Klubet e të rinjëve do të bashkëpunojnë me Institutet Regjionale të Shëndetit Publik si ekspert të Mjekësisë Sociale dhe ekspertë nga Departamenti i Edukimit.



