* Elektroni: Ku është ndryshimi në mes të mençurit dhe te marrit?
* Samiu: I mençuri tregon shumë gjëra me pak fjalë, i marri flet tërr ditën dhe nuk tregon asgjë.
* Elektroni:Kush do t’i bëj keq një njeriu?
* Samiu: Kush do t’i bëjë keq një njeru të mirë i përngjan atij që don të pështyj diellin, duke mos arritur diellin kthehet dhe bie në fytrën e tij
* Elekroni: Një pyetje tjetër: Na thuaj për gomarin
* Samiu: S`ka rrugë që s’mund të kaloj dhe s’ka portë ku s’mund të hyjë gomari i ngarkuar me ar.
* Elekroni: E për njeriun?
* Samiu: Çdo fjalë, fjalë e çdo sjellje e njeriut i ka dy anë – si guri i dominos miqtë e shikojnë gjithmonë anën e bardhë e armiqtë anën e zezë.
* Elekroni: Si të ruhemi ?
* Samiu: Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd
* Elektroni: E për vetminë ?
* Samiu: Vetmia është më e mirë se një shok i keq.
* Elektroni: Diçka për pendimin ?
* Samiu: Pendimi ështe pranvera e vetive të mira
* Elktroni: Cili është faji më i madh ?
* Samiu: Faji më i madh në botë është t’i mbash anën atij që s’ka të drejtë e të jesh armik i të drejtit.
* Elektroni: Ku qëndron ndryshimi në mes njerëzve ?
* Samiu: Ndryshimi në mes njerëzve është koka e jo këmbët.
* Elektroni: Po për diturinë,çfarë mund të na thoni ?
* Samiu: Nëse ka një gjë për të cilën shiptarët duhet të kujdesen më tepër , pa dyshim ajo është , Dituria.
* Elektroni: Ndryshimi në mes dijetarit edhe të marrit ?
* Samiu: Dijetari nuk thotë çka di .,i marri nuk di çka thotë
* Elektoni: Për fund çka është jeta ?
* Samiu: Jeta e njeriut është një pe i dridhur nga lumturia edhe fatkeqësia. Po të ishte dridhur nga fatkeqësia do të ishte këputur shpejt , po të ishte dridhur vetëm nga lumturia do të ishte tepër i ashpër e nuk do të hynte në punë . Syri i çdo personi zgjedh të bukurën, goja të emblën, zemra të mirën.



